Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetes Ajete Pavata

Cikël poetik me vargjet e poetes Ajete Pavata

Sa moment i bukur…
Betim i kthyer drejt qiellit
Drejt dritës që sheh hëna
Klithmat qiellore lisin përkulin
Buzëqeshje e ndershme
Ditë e parë vere
Me shije planetare
Me lëng manafere…


Lule në kohë
Hyjni n’pranverë
Frymë e padukshme
Regëtimë në derë…


Koha e përpinë mjegullën
Koha ta zgjat dorën
Sa moment i bukur
Ta këputësh mollën…


Malli ta shkul zemrën
Skena të lidh këmbët
Dita ta zgjat jetën
Ëndrra ta zgjidh shpresën…


Vera të sheh n’sy
Toka shumë e nxehtë
Vetmia çahet
-nuk pret
Heshtja n’lule t’ballit pëlcet…


Të ngucësh ëndrrën
Ke hapëruar mbi llavë
Çasti orë në dorë
Shpërthen në qershor…

Rrugë të gjata, rrugë me krahë, rrugë me flatra…
Rruga hap zemra
Çanë kodra e male
Një shekull plot fjalë
Plot jetë
Kujtimet dridhen
N’pikë nate shkunden
N’rafte flejnë rrugëtimet e gjata
Natës dhe ditës i ranë këmbët…


Çdo hap
Një rënkim
Një rrugëtim
Një mijë rrudha
Rëndon kujtesa…


Rrugë të gjata
Rrugë me krahë
Me flatra
Rrugë qielli
Si rrugë drite
Me plot ëndrra
Me plot rite…
�Vështirë
Bukur dhe vështirë
Besim në rrokje
Fjala jeton
E shtrinë forcën ndër ne
Udhëton
Është liri
Nuk është për t’u përpijë…


Rrugë kodër pas kodre
N’tokë e n’re
Horizonti dëbon vetminë
Globi harron kohën…

Përherë vertikale…
Vertikale
Shuaj zjarre
Ngjitu majë mali
Breshërit rrebesh bëri ballë…


Vertikale
Dimrin bëre verë
Me krah fluturo mbi re
Brengave u vë flakën
Dhunshëm dëbo vetminë
Statujë
Pushtet t’i ngritësh moralit
Lejkekët t’i ftosh n’pikë dimri
Fortunës t’ia thesh hundët…


Vertikale
Fjalës së lirë t’i japësh zë
Bindjet mos i mba pezull
E bardha të bëjë festë
Buza kurrë mos të dridhet
Hëna mos të ndahet nga Nëna
Deti të rrafshojë kodra
Korbat duhet zënë rob
Nata përjetësisht të burgoset
Tani dhe në rrugë vertikale…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT