Kafshata ma zu grykën,
kur n’men shkoja tinës,
te fjalët që s’u thanë,
te nata me rrëfy.
E prapë, n’atë çast,
diçka m’mbeti pezull —
mbulue me t’vërtetat
e vorfën me guxu…
Kur heshtja ra mbi mu,
e sytë s’mujtën me m’shef,
koha m’u idhnu,
shpirti ma s’po m’njef
