Një grua në Lipjan ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj e ka larguar nga shtëpia.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.
Për rastin është njoftuar prokurori, derisa nuk raportohet për të arrestuar.
“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 05.04.2024 – 15:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.