Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Taka-KU JE TI, LULJA E EGER?

Hamit Taka-KU JE TI, LULJA E EGER?

KU JE TI, LULJA E EGER?

Ku je ti, lulja e egër,
Që u rezistove stuhive, u rrite në acar?
Ti vajza çapkëne me sedër,
E hollë, elegante si një fije bar.


Unë s’të mbajta dot në duar,
Por të mbaj në zemër dhe kujtesë.
Ti ishe kënga e trazuar,
Nuk harrohen, jo, sytë e tu të zes;


Unë s’të mora dot me vete,
Ndonëse luftonim për të njëjtin qëllim,
Endrra ime e bukur ti mbete,
Që kurrë s’do t’më lërë në trishtim;


Unë s’vij dot më pranë teje
Po e di në zemrën tënde e kam një vënd,
Ti je ajo shtegtarja e etur
Për pak lumturi, gas edhe këngë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT