Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -JETA E NJERIUT

Murtez Asllani -JETA E NJERIUT

JETA E NJERIUT

Jeta e njeriut
pak ka vlerë,
kur nuk punon
e s’jeton me nder .

Jeto me nder
se gjithkush të çmon,
mos përbuz njerëzit
se askush s’të do.

Mendja e madhe
nuk sjell lumturi,
shpeshherë ndodh
sjell fatkeqësi.

Njerëzit e mirë
sa shumë kanë vlerë
nga shokët dhe miqtë
çmohen përherë.

Këshillat e mira
ne t’i përvetësojmë,
na ndihmojnë në jetë
më t’lumtur t’jetojmë.

E çmuar është jeta
pse mos ta gëzojmë,
duke jetuar e punuar
dhe njerëzit na çmojnë?!

Familjen e shokët
respektoj e nderoj
dhe asnjë ditë
kot mos të shkoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT