Napoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten.
Sipas ekspertit të transferimeve nga “RAI Sport”, Ciro Venerato, mes palëve është arritur marrëveshje tre-vjeçare.
Conte thuhet se është pajtuar për kushtet me Napolin, megjithëse detajet tjera nuk u zbuluan
Por, sipas “CalcioNapoli”, bëhet fjalë për një marrëveshje rreth 6.5 milionë euro.
