Saturday, March 28, 2026
BallinaLajmeVdes një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan

Vdes një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan

Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke fluturuar nga Zvicra për në Kosovë.

Është raportuar se  viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar  në arritje nga Zvicra,  i është keqësuar gjendja shëndetësore  dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Nga ana e policisë, rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT