Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Skënderbeut

Gjelina Maçi Keci-Skënderbeut

Pes shekuj pritëm me le
O flamur me prekë fole,
Kur kujtove s’e harrova
Në Stamboll po dridhej toka!


Ndriti hana ndriti dielli
Hap më hap vjen trokëllimi,
Po vjen djalë i Arbërisë
Ai besnik i shqiptarisë.!


Gjergji Kastrioti dha fjalën
N’atdhe hasmit treti farën,
Kryeburri, palca e gurit
Bash në Krujë ngriti Flamurin.!


Kryezoti në Lezhë thirri
Feja jonë është vllazërimi,
Dorë më dorë kemi qëllim
Me lidhë besën për bashkim.


Në Prishtinë e në Tiranë
Sot, o kurrë për vatanë;
Me shkabonjën kuq e zi
Një flamur për shqiptari.


Shpëtimtar t’njeh bota mbarë
Ti s’ke vdekë po je i gjallë,
Monument, hero kombëtar
Gjakun tënd ka çdo shqiptar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT