Është vyshkur dashuria
Interes pse na zë udhë?
Këmbëkryq gjithkund je ulë
Nuk pyet kush se cili-a je
Dinjitet a zemër ke ?
Me shuplakë s’rrahim për t’mirin
Në vend të parë ,vejmë servilin
Buzëqesh nën mustaqe
Ah moj jetë ,shpirtin na plase!
Jehon kanga e ahengu
Kurrë aq shumë s’ka pasë vendi
Cili za ma i mirë se tjetri
Preferencë ka vetëm xhepi.
Jemi ba të gjithë poetë
Për të thatin i njomi djegë
Sorollatet interesi
Asht mbush gryka ,s’zen ma thesi.
Me përmend t’bukurën dashni
Merr përgjigje fill në sy
Në i thansh numrin e bankës
Veten kalle në mes flakës.
Pak dashni kanë mbet pa vyshk
Zemra hekur ,ka zënë ndryshk
S’dimë nga shkoi e çfarë na gjeti
Në vend të parë është interesi.
Të hapim sytë e masim hapim
Japim-kërkojmë ,sa kem’takatin
Nuk asht zemra me shit në pazar-ë
Vlerë e bardhë si qelibar-ë.
