Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritFlora Peci-ZBULIM DËSHIRASH

Flora Peci-ZBULIM DËSHIRASH

Ëndrrës dëshirën ia zbulova
Ma mori thellë në gji
Ofshau bashkë me psherëtimat e mia
Luteshim bashkë netëve të errëta pa gjumë
Dritënës boshatisur ndjenjash stepesha
Vullkanzjarresh në mua rëndonin
Lutesha në errësirë për dritën e të nesërmes
Shkëndijëshpresë ishte ëndrra ime
Kur lotët ravijëzonin sytë e mi
Ëndrra qepallash më varej
Ma dhuronte gjumënatën e pagjumë
Skofiare hëna me nur më mbulonte
Prisja ëndrrën të më bëjë sihariq
Ajo u shua në dëshirën time

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT