Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiLanda Mollishti-Një tufë fjalësh të urta)

Landa Mollishti-Një tufë fjalësh të urta)

  1. Nuk duhet humbur kohën me njerëzit që nuk dinë ta vlerësojnë atë.
  2. Duhet të kuptojmë se, durimi dhe falja janë çelësi i mirëkuptimit dhe marrëveshjeve…
  3. Marrëdhënia e shëndoshë, midis dy miqve të mirë, nuk ndodh lehtë, do kohë dhe reciprocitet të dyanshëm, për të krijuar diçka të bukur dhe të qëndrueshme.
  4. Nëse nuk jemi mirënjohës për atë që kemi, nuk mund të marrim atë që duam.
  5. Vetëm dashuria e zemrës falë gjithçka!…
  6. Respekti, ndryshon nga dashuria:
    Respekti, bëhet nga mendja, dashuria shpërthen nga zemra.
  7. Disiplina dhe mënyra komunikimit, duhen mësuar, që në moshën fëmijërore.
  8. Vështirësitë në jetë, vijnë jo kur duam ne, ato vërsulen, në befasi.
  9. Përballë vështirësive, si në beteja, ka rëndësi të jemi të përgatitur: me forcë, me kurajë, që mendërisht, të mos dorëzohemi para tyre.
  10. Nëse nuk ndriçojmë mendjen tonë, me dituri, atëherë, si mund të ndriçohet bota?!
  11. Nëse jemi vetvetja, njerëzit e drejtë, do të na duan vërtet.
  12. Dikur njerëzit kishin diturinë, thjeshtësinë, mençurinë, sot vetëkënaqësinë me mburrje, me fjalë boshe dhe mendjemadhësinë.

13.Ashtu sikurse çdo gjë tjetër në jetë, arti don shumë punë, e pak vetkënaqësi.

  1. Fëmija është pasqyra e prindërve.
    Nëse prindërit sillen me edukatë që në vegjëli me fëmijët e tyre, ashtu do të veprojnë edhe fëmiët nesër.
  2. Një shoqëri përparon vetëm atëhere kur nuk lejon të “mbajë në kurriz” një qeveri të korruptuar.
  3. Uniteti dhe respekti për njeri tjetrin, mund të ndryshojë gjithçka të gabuar dje, në shoqërinë tonë.
  4. Të gjithë e dimë se; çelsi i suksesit për të patur një jetë të qetë e të lumtur, është paqja,por, nga pak njerëz zbatohet.
  5. Një njeri apo shoqëri, që të eci përpara duhet të mësojë nga njerëzit e ditur, të luftoj egoizmin e sëmurë, të pranoj gabimet e shkuara, e të mbetet pozitiv.

19 Njerëzit që duan të ngjiten lart me ambicjet e tyre, e jo me punë të vazhdueshme, zor që të arrijnë sukseset që dëshirojnë.

  1. Njeriu i mençur në rradhë të parë analizon rrethin shoqëror ku ndodhet, e më pas flet.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT