Friday, December 27, 2024
BallinaVitrina e libritHalil Matoshi-MEDYSHJE HEROI

Halil Matoshi-MEDYSHJE HEROI

Kur baba ish nisur për luftë – thotë nana
“Se ç’pati që s’fjeti s’e ke nata…!?”
Dhe kish kthyer shikimin pas
mos u bëj i lig i kishin thënë
(e ai la grua dhe fëmijtë)
qëndro zemër e mos plas!
Pastaj më bëhet sikur vetëm një herë tha
pse lufta pse?
si në kllapi dhe s’foli ma
Kish ecur pabëza dhe ngurt pa kthyer kokën prapa
nga inati
(po lufta ia nis nga inati, kish menduar)
Po të mos kish prirë inati
po të mos ishte nisur baba
dhe armiqtë të kishin hequr dorë
atë ditë s’kishte ndodhur lufta
pak më shumë mëdyshje heronjsh
pak më pak inat
të kishte në të dy taborret
do kishte sall paqe do kishte sall fat!
Cili zot i prin luftës
Zot!?
Unë them STOP!
paqe mënjëherë
që sot!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT