XHEVË E FEHMI LLADROVCIT
Kur nisi lufta
ata iu bashkuan,
bashkë me UÇK-në
për atdhe luftuan.
Të dytë së bashku
s’u frikësuan fare,
bashkë me djemtë tjerë
dolën nëpër male.
Pushka me fishekë
fort u kishte hije
të dytë u shpallën
dëshmorë lirie.
Në zemër të Drenicës
dy trima luftuan,
Xheva dhe Fehmiu
si trima qëndruan.
Si Shota me Azemin
ata dy luftuan,
u shkruan në histori
mbetën të paharruar.
Syrin e kishin pishë
zemrën si çeliku,
nuk i frikësoi
as arma armikut.
Të dytë dorë për dore
dhe duke kënduar,
bijtë e Drenicës
gjallë s’u dorëzuan.
Me shumë respekt
ne i kujtojmë
Xhevën dhe Fehmiun
heronjë t’luftës sonë.
Vdiqën trimat
siç kishin premtuar
së bashku do t’vdesim
së bashku luftuan.
Sot dëshmorë të luftës
Xheva me burrë t’vet,
populli i Kosovës
i kujtojmë përjetë.