Real Madridi ka publikuar edhe zyrtarisht fanellat e reja si vendas për sezonin 2024/25, të prodhuara nga kompania e mirënjohur Adidas.
Los Blancos do të luajnë në shtëpi me fanella të bardha klasike, të kombinuara me motive të errëta.
Fanella përshkruhet si ‘minimaliste’ por ka një model ‘houndstooth’, e cila mbulon gjithë fanellën.
“Aty ku bëhen legjenda. Prezantimi i fanellës së re si vendas e Real Madridi për sezonin 2024/25”, shkruan në postimin e faqes zyrtare.
Kompleti tashmë është në shitje në dyqanet zyrtare të klubit dhe çmimet për fanellat e meshkujve dhe femrave fillojnë nga 100 euro.
Prezantimi i fanellës u bë thuajse nga të gjithë yjet e ekipit duke filluar nga Luka Modric, Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Federico Valverde. /Telegrafi/