Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeGjykata e Lartë dënon me burg përjetë Dritan Dajtin!

Gjykata e Lartë dënon me burg përjetë Dritan Dajtin!

Gjykata e Lartë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda kryesues dhe anëtar Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg.

Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,’ njofton gjykata.

Dritan Dajti do të vuajë dlnimin në një burg të sigurisë së lartë teksa akuzohet për vrasjen e efektivëve, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Fitore Haklaj-ËNDËRR

Moti për sot