Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-KU PO SHKON PA MUA ?

Lida Bashllari-KU PO SHKON PA MUA ?

KU PO SHKON PA MUA ?

Ku po shkon pa mua zemër,
Si mund t’më lesh vetë.
Kur larg teje nuk marr frymë,
Shkurt e shqip s’kam jetë.


Jeta merr tjetër kuptim
Kur ta ndjej praninë.
Dhe kur jemi zemëruar,
Prapë zemrat bashkë rrinë.


Përpos grindjes dhe mërisë,
Sa herë s’flasim kot.
Ti kam falur që të gjitha,
Edhe sytë me lot.


Kaq e fortë është dashuria,
Që ndjej qënies thellë.
E shumëzoj çdo gjë me zero,
Ty më pranë të sjell.


Ndaj mos u largo nga unë,
Mos mungo kaq gjatë.
Malli më gërryen shpirtin,
Çdo ditë pak nga pak.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT