Pak minuta na ndajnë nga prezantimi i Kylian Mbappe te Real Madrid. Më në fund sulmuesi francez do të nisë aventurën e tij te madrilenët, teksa për të është organizuar një pritje e madhe.
I gjithë Madridi është ngritur në “këmbë” për të pritur 25-vjeçarin. I gjithë stadiumi “Santiaago Bernabeu” do të jetë “full” me tifozë. Por jo vetëm kaq, pasi një rradhë e madhe pritjeje është bërë edhe jashtë stadiumit.
Mijëra tifozë janë në ambientet e jashtë të “bernabeut’, të cilët pop resin të shikojnë nga afër Mbappen dhe për të qenë dëshmitarë të këtij transferimi. Ky i fundit do të prezantohet në orën 12:00 nga Florentino Perez, teksa në stadium do të jenë rreth 80,000 tifozë madrilène.