Thursday, November 21, 2024
BallinaLajmeGërvalla: Trupi i Fatonit duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë...

Gërvalla: Trupi i Fatonit duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë – kemi folur edhe me ndërkombëtarët

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Gërvalla për Klan Kosovën tha se të gjitha temat për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe tek partnerët ndërkombëtarë.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes”.

“Zyra Ndërlidhëse i ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, tha Gërvalla/

Ajo më tej tha se fqinjin verior, Kosova e ka të vështirë, e që sipas saj, rrallë sillet sipas standardeve të njohura ndërkombëtare.

Faton Hajrizi është vrarë dje nga policia serbe, pasi dyshohet se mesnatën e të mërkurës vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Lloznicë.

Ai ishte arratisur javë më parë nga Burgu i Smrekonicës, ku për autoritetet kosovare ishte i pakapshëm.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT