Thursday, September 19, 2024
BallinaLajmePas babait vdes edhe djali që u plagos para dy muajsh në...

Pas babait vdes edhe djali që u plagos para dy muajsh në Pejë

Ka humbur jetën edhe viktima e dytë e plagosjes së para disa muajve në qytetin e Pejës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se është lëshuar urdhër për ta dërguar trupin për obduksion.

“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, ka thënë Nikçi.

Mexhiti e quan ‘keqkuptim’ incidentin në aeroport: Institucionet maqedonase ia mundësuan Osmanit udhëtimin pa shqetësime
Pos të riut që humbi jetën, gati dy muaj më parë vdiq edhe babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij më 22 maj në Pejë.

I dyshuari kryesor, në këtë rast, Agron Gashi është arrestuar.

Si kishte ndodhur rasti?

Viktimat ishin qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e 22 majit në qytetin e Pejës.

Tre të plagosurit, anëtarë të të njëjtës familje ishin dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të plagëve që morën pasi u qëlluan me armë zjarri. Për shkak të natyrës së lëndimeve, ata u transportuan me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim të mëtutjeshëm.

51-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai i ishte nënshtruar një intervenimi kirurgjik që kishte zgjatur disa orë.

Në mesin e të plagosurve ishte një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, patën konfirmuar nga FSK-ja .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT