Dimensionet që prekë shikimi i femres,
ndryshojnë objektivat, qëllimin.
Portat që i hapen e mbyllen zemres
e shtyjnë që ti gjejë jetës ritmin.
Dimensionet e reja flasin pa za,
tërheqin shpirtin fijet e tyre.
I kërkojnë mendjes e zemres pa pra…
Zgjidhja mund të jetë thjeshtë një pritje, një ikje.
Dimensionet lidhen me udhë,
që busullën e ka brenda tij njeriu.
Të vendosë të rrijë, apo të ikë?
Në dilemë mbetet njeriu, i ziu.