Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritAjete Pavata -Kauzë është të dëgjosh zemrën...

Ajete Pavata -Kauzë është të dëgjosh zemrën…

Një hap
Sa lidhje e fortë shpirtërore
Një kujtesë e konservuar
Një komedi n’memorie
Komedi më e madhe se e Dantes
Sa dëshmi të gjalla
Sa e sa heshtje
Rrugë pafund
Përtej ndërgjegjes
Përtej vetëdijësimit
Përtej hendekut
Përtej plejadës kohë
Harresa nuk i shuan të gjitha…


Kjo botë dalldisëse
Një lidhje me shumë kate
Sa përjetime të fuqishme
Sa lot i derdhi qielli shpirtit tokë
Megjithatë
Këtu plot ferr
Plot dritë
Shumë beteja
Po aq spektakle në vargje hyjnore
Kauzë është të dëgjosh zemrën…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT