Inter ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Venezias në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi kapiteni i ekipit, Lauaro Martinez. Pas një topi të krosuar nga Dimarco, argjentinasi u shkëput mjaft mirë nga mbulimi i mbrojtjes, për ta dërguar “sferën” në fundin e rrjetës.
Vlen të përmendet se Interi doli me 3 pikë nga kjo ndeshje edhe falë VAR-it. Ishte pikërisht teknologjia e cila i anuloi golin Venezias, të shënuar në minutën e 98-të.
Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e dytë. Në krahun tjetër Venezia zbret në vendin e 18-të me vetëm 8 pikë të grumbulluara.