Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritNazim Bislimi-Për çfarë dashurie…?!

Nazim Bislimi-Për çfarë dashurie…?!

Admiroje një femër
që është engjëllore
Mund ta lakmosh
dhe një femër pasionante
Por dije
nëse të vërben lakmia
në akull shndërrohet dashuria


Dhe femër hipokrite
larg e më larg – largoju
Ato mund të jenë dhe lozonjare
zanë mali e sirena
që të kafshojnë si hiena


Dashuro një femër të brishtë
Një femër të sinqertë dashuroje!
Sepse kur dy zemra godasin si një
Aty është shpirt-bardhësia
Aty është jeta
Aty mbretëron dashuria

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT