Dje qytetari F.Rrahimi nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit.
Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se në stacionin e policisë në Han të Elezit është paraqitur personi M.S , shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas procedurave të verifikimit, shikimit të kamerave të sigurisë i janë kthyer paratë e tij 1010 euro, të cilat i kishin humbur.
“Me datën 17.11.2024 rreth orës 16:15, qytetari F.Rrahimi i moshës 41 vjeçar nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit kishte gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i kishte dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe për këtë ne kishim kërkuar që të lajmërohet pronari/e i vërtetë dhe ti tërheqë paratë e humbura.”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa, sot, datë 18.11.2024 në stacionin e policisë në Han të Elezit është paraqitur personi M.S , shqiptar,shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas procedurave të verifikimit, shikimit të kamerave të sigurisë i janë kthyer paratë e tij 1010 euro, të cilat i kishin humbur.”, njofton policia./Arbresh.info/