BallinaLajmeParashikimi i motit për të martën, 28.07.2026

Parashikimi i motit për të martën, 28.07.2026

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Gjatë orëve të para të 24-orëshit, në disa lokalitete mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, ndërsa gjatë ditës vranësirat, kryesisht mbi zonat malore, mund të gjenerojnë vende-vende reshje të dobëta dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 13-39 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa maksimalet prej 28 deri në 31°C./Meteo Kosova/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT