Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritGanimete Jakupi Demiri-MË I BUKURI ALFABET

Ganimete Jakupi Demiri-MË I BUKURI ALFABET

Alfabeti ynë i çmuar,
Çdo shkronjë e tij është një thesar,
Të renditura si një xherdan,
Më i bukuri Alfabeti ynë shqiptarë.


Gjuha e vjetër nga antikiteti,
U ruajtë ndër breza me radhë,
Duke folur me shkronjat e arta,
Të identifikuar si shqiptarë.


Gëzuar dita e Alfabetit!
Ditë e shenjtë e shqiptarëve,
Ditë kjo kur u hapen dyert e diturisë,
Dhe u mbyllën ato të robërisë.


Me këtë Alfabet më tutje,
Fituam të gjithë betejat të pandarë,
Shënuam ditët, datat më të rëndësishme,
Deri më sot në shtetin tonë ideal.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT