Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritShkelqim Ziraj -MË ZURI GJUMI NË NJË LËNDINË

Shkelqim Ziraj -MË ZURI GJUMI NË NJË LËNDINË

MË ZURI GJUMI NË NJË LËNDINË

Nga cikli me poezi, “ËNDRRAT”

Më zuri gjumi në një lëndinë,
Pash një ëndërr që c’të të them,
Shtruar jargavan e jasemin,
E pak më tej ca zana flenë.


Mu bë sikur më erdhën pranë,
U shtrinë rreth meje mbi jasemin,
Në kokë vendosën jargavn,
Më folën gjatë për dashurinë.


Më zuri gjumi në një lëndinë,
Pash një ëndërr të bukur shumë,
Puhizë e ëmbël, trëndelinë,
Më shkoj në shpirt porsi një lumë.


Pastaj papritur mu shfaqe ti,
Rreth meje zanat të qeta flen,
Një vend ta gjej me dashuri,
Në zemrën time ta bëj folenë.


Më zuri gjumi në një lëndinë,
Pash një ëndërr që ç’të të them,
Nga gjumi u zgjova me dashurinë,
E gjithë të tjerat në ëndërr mben.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT