BallinaVitrina e libritVlora Rexhaj Morina-Muzg...

Vlora Rexhaj Morina-Muzg…


Asht muzg
mbi logun e natës
e mbi buzët e mija
sytë m’rrëshqasin
n’terrime t’ankthit
asht muzg …
nji dre m’kullotë
n’barishte mallit
asht muzg…
udhëve t’pakrehuna
m’pëlcasin retë
e shpirtit
asht muzg…
n’kërthizën e rruzullit
dëfrehen t’murosunat
e andrrave t’mija 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT