Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritZymer H.Haliti-TI JE DIELLI,JE PRANVERA

Zymer H.Haliti-TI JE DIELLI,JE PRANVERA

(Më të bukurës së jetës sime)

Dorën më zgjate një ditë mua
kur unë pata nevojë shumë
që kur më the: shumë të dua
jeta jonë vazhdoi si një lumë.

Ti,si diell më ndriçove jetën
nëpër shtigjet lart e poshtë
për mua sikur harrove vetën
këtë me ëndje kujtoj dhe sot.

Pranverë u bëre për mua
më dhurove lule të bukura
ngjyrat që shumë i dua
i gjeta në ty të strukura.

Vazhdojmë të ecim dhe sot
rrugëve që na sjellin lumturi
të mbaj fort dorën,s’të lë dot
drejt asaj që quhet dashuri.

Me ty e bukur është shtëpia
dhe e ardhmja e dëshiruar
mes nesh është dhe familja
që dytë bashkë e kemi krijuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT