Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi -EH MË KOT TË PRITA TY

Luan Sheshi -EH MË KOT TË PRITA TY

Eh, më kot të prita ty,
tek barisje në dritare,
pritja mbeti në ato sy,
vetull-zeza lozonjare…


Që pas xhami ti atje,
hijezoje…plot finesë,
po një fjalë nuk e the,
moj sirenë e paftesë…


Si në Vjeshte ike larg,
shtegëtare në harrim,
pënës u këput ky varg,
më i bukuri…vargu im…


Eh, më kot të prita ty,
buzë-vogla harrakate,
pritja mbeti na ata sy,
bulê-ikur pas një nate…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT