Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritMaxhun Osmanaj-NË MUZEUN E QYTETIT TIM

Maxhun Osmanaj-NË MUZEUN E QYTETIT TIM

Në muzeun e qytetit tim
Derën ma hapi historia, kultura, identiteti…
Më përshëndetën gjërat etnografike
Veshjet e motrave,nuseve, nënave, gjysheve
Me bardhësinë e shpirtit të tyre n’kornizë
Tumat ilire, eksponatat dhe artefaktet
Oh, loti i nënave, që shponte gurin
N’kërkim të dashurve të zemrës,shpirtit…
Më thërrisnin: Paleoliti, Neoliti, Mesjeta, Koha e Re…
Mbytem, dergjem n’pafajësi të tyre
Koha e Re e luftëtarëve të fundshekullit XX
më presin si rojtar dhe shumë gjurmë lirie
Jelekë, kapela, çizme, gëzhoja, kartela identiteti të UÇK-së
Kullat e djegura dhe të rilindura nga fara e dashurisë
Kush hy dhe del nga Muzeu
Dehet në heshtje në krenari dhe mallkim
Ato flasin, rrëfejnë shumë gjurmë Atdheu
Liria më përcjell me shumë porosi, amantete…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT