Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Të kërkova në mijëra sy

Margarita Llapushi Zeneli-Të kërkova në mijëra sy

Sytë e mi kërkonin sytë e tu,
në rrugët e qytetit,
ku gjethet, të arta e të lodhura,
lëshoheshin si fjalë të pathëna.


Era fshikullonte degët e zbrazura,
e unë kërkoja hijen tënde,
në çdo fytyrë të panjohur,
në çdo buzëqeshje të shuar.


Rrugët heshtnin,
veç hapat e mi flisnin për mungesën tënde,
dhe çdo kthesë e errët
ndizej me shpresë të pakuptimtë.


Mes vjeshtës, mes rënies,
jeta digjej ngadalë si qiri,
e unë prisja një shikim,
që nuk erdhi kurrë.


Ti ishe larg, ndoshta vetëm një ëndërr,
ndoshta një kujtim
që ngjitet mbi stinët e shkuara,
si një gjethe që refuzon të bjerë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT