Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-KËSHTJELLA E FJALËVE

Zymer Mehani-KËSHTJELLA E FJALËVE

Në qiellin e bruztë të ndjenjës së thellë,
Një kështjellë shpërfaqet, prore rri e çelë.


Muret e saj të trasha prehen veç me fjalë,
Si gurët e mëdhenj, e fortë forca e saj.


Ngjitet dhe lartësohet mendja shpirtërore,
Në qiellin e ideve tërthore, kryqëzore.


Portat hapen vetë me të zgjedhurat fjalë,
Themelet e saj, një shkëlqim i rrallë.


Nëpër korridore vargjet seç ngarendin,
Të rënda si plumb, shpërthyese si argjendi.


Dritat seç shndërrohen në poezi, pa u tretur
Zbardhin si agimet e muzikës së heshtur.


Kështjellë e fjalëve, me porta të arta,
Krijimi është mbretëria, me ndjenja të zjarrta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT