Më pyesin,
Sa herë gënjen?
Sa herë më pyesin: „Si je?“
Se nuk di çfarë t’u them,
Se jeta nëpër duar më rrëshqet.
„Çfarë fitove nga kjo jetë?“
Këtë përgjigje kthej përherë:
Veç dy yjeve,
Që në jetë unë solla,
Pas tyre fort u mbështolla.
Gëzimi i vetëm,
Që unë kisha,
Veç për ta lotët „gëlltisja“…
Më pyesin:
„A do t’i braktisje ndonjëherë?“
„Kurrë!“ – u them,
Gjersa frymë të kem…
