Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritRemzie Gashi Radisheva-I pashë dy fëmijë ty qeshë me shpirt

Remzie Gashi Radisheva-I pashë dy fëmijë ty qeshë me shpirt

As brengë as hall e asnjë dhimtë
se kam këtë çast në trupin tim.
I bana rrafsh e nalt jam ngjitë
mbi retë puplore në flututim
kur i pashë dy fëmijë
ty qeshë me shpirt,
se nuk e shoh ty qeshë asnjë të rritun
as kur flas për bëma të Nastradinit
kur në tufë i bani me qeshë krejt dhitë.
Nofullshtërngue i shoh të gjithë.
Krejt globi i mrrolun mbështjellë me re
ku veç bota e fminore
me shpirt buzëqeshë.
Nuk di a i patë Ju sot ata engjuj
me buzqeshjen qiellore
e lindën diellin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT