Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -E SHKRUAR MË 31 DHJETOR

Zymer H. Haliti -E SHKRUAR MË 31 DHJETOR

(Në stilin kadarean….)

Sonte kam mijëra dëshira
Të blerta,të kuqe,të përziera
Sonte s’dua lot,pikëllim,mërzi…
Vetëm buzëqeshje e dashuri.!

Sonte mos ma ngatrroni politikën
Me urrejtje,përbuzje dhe partitë…
Largoj anash këtë natë e festo…
Ke kohë të jetosh nesër,vazhdo.!

Sonte ktheju familjes,të jesh i lumtur
Kërko lumturinë e gjith botës ngado
Mes më të dashurëve qëndro i strukur
Ëmbëlsinë e tortës hareshëm shijo.!

Sonte dëshiroj të jem i buzëqeshur unë
Dhe më të dashurit e mi të lumturohem
Njeriu në jetë ka dëshira shumë,shumë
Por një pjesë uroj këtë vit të ju plotësohen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT