Wednesday, February 5, 2025
BallinaLajmeKy është i arrestuari në Kosovë me urdhërarrest te Polonisë, dyshohet për...

Ky është i arrestuari në Kosovë me urdhërarrest te Polonisë, dyshohet për vjedhje afro 1 milionë euro

Pas një pune operative në teren nga FAST-Kosova është arrestuar i dyshuari i cili kërkohej nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale.

Gazeta Insajderi ka mësuar se i arrestuari është Jeton Braina. I njëjti po kërkohej nga autoritet polake dhe po dyshohej për veprën penale” Vjedhje e Rende”.

Bëhet fjalë për vjedhje në vlerë prej 1,000,000 €.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Sheshi i Arbërit, Prishtinë  10.01.2025 – 11:45. Pas një pune operative në teren nga FAST-Kosova është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kërkohet nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale”, thuhet në raport.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT