Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritArsinoi Zengo Kallco -"Album kujtimesh"

Arsinoi Zengo Kallco -“Album kujtimesh”

Mu desh kohë të mblidhja copëza kujtimesh…
Ti merrja ti fusja sërish në shpirt
Mu desh durim të mundja të shihja
Të shkuarën para syve të mi!


Mu desh kohë të riktheja pranverën
Me shpresën pambarimisht
E hallakatur në burimet e thara
Kohën prisja buzët ti lagia një çikë!


Mu desh të shtrëngoja dhëmbët
Dhe lotët ti përcillja me hare
Dashurinë e prindërve kërkoja
Dhe mallin e njerëzve që i kisha larg atje!


Sa kohë u deshën të prisja ti ktheja
Duart që mbanin në krahë doja ti
prekja…
Mu desh të shoh albumet ditë e natë
Fotografi ngjyruar brezash kalimtarë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT