Friday, January 23, 2026
BallinaSport152 milionë euro shpenzime për një javë, Man City synon ta shpëtojë...

152 milionë euro shpenzime për një javë, Man City synon ta shpëtojë sezonin

Omar Marmoush është futbollisti më i ri i Manchester Cityt.

Sulmuesi egjiptian, i lindur në vitin 1999 u largua nga Eintracht Frankfurt për t’u transferuar pak ditë më parë në “Etihad Stadium”.

Për të, klubi anglez i shpenzoi 75 milionë euro, njoftojnë mediat angleze, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi në super-formë kështu iu bashkua dy lojtarëve të tjerë, Victor Reis dhe Abdukodir Khusanov, të cilët i transferoi paraprakisht gjatë këtij muaji kampioni aktual anglez.

E në total, brenda një jave, City e ka arritur një shpenzim rekord prej 152 milionë eurosh.

Trajneri Pep Guardiola synon ta ndryshojë në mënyrë radikale fytyrën e skuadrës, e cila ishte dëshpëruese në pjesën e parë të sezonit.

City e pati një rrugëtim të zbehtë në Ligën e Kampionëve në fazën e ligës, ndërsa mbrëmë u mposht nga Paris Saint-Germaini, duke rrezikuar të mbetet jashtë fazës eliminuese./Front Online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT