Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritLumni Nimani -Afsh Atdheu

Lumni Nimani -Afsh Atdheu

Vargun më të ëmbël për ty,
nga thellësi e shpirtit e nxora
e gdhenda atë me shumë dashuri,
me afsh zemre ta mbështolla.


Se mall i pashuar përditë po më thanë.
Për ty dhe sybukurën me flokë t’arta.
Kurdoherë që në gjirin tuaj jam,
ngrohem edhe netëve të acarta.


Aty u linda dhe në jetë hapërova.
Fjalët shqipe ëmbël belbëzova.
Pas fluturave fushave tua vrapova.
Këngën e lirisë për ty këndova.


Me gjuhën më të bukur më bekove!
Me Flamurin kuq e zi më mbulove!
Me njelmtësi deti më freskove!
Çdo dhembje në shpirt ma shërove!


Ti, Atdheu im i shenjtë Shqipëri!
E ribashkuar qofsh me Dardani!
dhe gjithandej kah ishte Iliri,
me Malësi, Luginë dhe Çamëri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT