Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-." Besoj e di ku të më kërkosh për të...

Piro Millona Minella-.” Besoj e di ku të më kërkosh për të më gjetur …”

….Ti e di ku mund të më gjesh, si përherë vetëm tek ai bar kafe pa asnjë tabelë njohëse fshehur ku nuk ka shumë lëvizje.

Vetëm fare se nuk kam dëshirë të më gjejnë kollaj të tjerët të ulen në tavolinë me mua dhe të jem i detyruar ti dëgjoj, që “llomotisin” gjëra pa kuptim. Jam lodhur me “muhabetet ” e tyre boshe për gjërat e rëdomta të jetës së përditshme.

E sigurtë se aty do më gjesh me shokun më të mirë për mua, me kafen ekspres të pambaruar dhe me celularin që është shoku im në tërë ngjarjet e mia dhe asnjëherë nuk ka baterinë e ngarkuar.

As unë nuk ankohem, që orët e gjata i kaloj aty fshehur nga sytë e botës të pabesë. E kam gjetur më bukur me duket koha, që e kaloj vetëm në fakt jo vetëm se kujtoj kohen e bukur, çmënduritë e mia dashurore, kur të quaja e dashur dhe ti i dashur i pandreqshëm. Nuk bezdisem nga vetja ime as nga qetësia që mbretëron për rreth, në fakt bezdisem po të mos kujtoj nga ajo e kaluar bashkë edhe detajin më të vogël.

Më mirë këtu në kafen time “sekrete” në vëndin e fshehtë në “Elbë”, të kujtoj si ti më dorëzoheshe mua me dashurinë dhe pasionin e pashuar.

Ti dhe vetëm ti e di adresen time “sekrete”, me kafen e pambaruar dhe “i krellur” në mendimet për ty. Këtu do të të kërkoj të falur se nuk të thashë fjalë të bukura plot pasion të vjedhura andej këtej, apo pjesë rrjeshtash atyre “rrjeshtave” përvëluese nga dashuria.

Këtu do të kujtoj kur buzët ti puthja egërsisht dhe që më dehte ajo shija e tyre. Të më falësh që nuk isha i duruar në dashuri me ty.

Ta merrja shtruar, si ajo vesa që njom aq ëmbël lulet në mëngjezin e sapo çelur, por derdhja pasionin tim tek ty tek bukuria jote shpirtërore e trupore, ashtu i paduruar se mos më ikte dhe një minutë aq e çmuar për mua.

Më fal që trupi yt aq i ndezur pasionin tim e shpërtheu si një vullkan të fshehur diku.

Por duhet të më kuptosh, se nuk mund ta kontrolloja këtë shpërthim. Më merrte vala e pasionit, kur buzet si dallgë herë si vullkan në gjoksin tënd gjeja prehje, apo kur pushtonin trupin tënd dhe fjalet e mia pa kuptim merrnin arratinë emigronin në drejtim të paditur. Por mos harro nuk isha i verbuar e dija shumë mirë në cilin kufi isha, të prekja ty me duart, ah me ato buzët prush tërë energji, tërë pasion.

Të prekja kudo, duart harbonin si kurrë më parë ato mrekulli nuk kishin prekur dhe ndjeja ngrohtësinë e trupit tënd, kurse gishtrinjtë e mia brënda teje digjeshin nga prushi yt.

Më beso nuk isha i dehur, pavarësisht se në trupin tënd të harkuar një kupë të mbushur plot deri në maje pasionin tënd e pija me fund.

Më fal në ato momente desha të isha vetëm i dashuri yt. Kurse tani këtu në vetminë time, në qetësinë time qesh me të madhe si një i luajtur tregoj me gisht dhe nuk e kam për gjë të shaj edhe me zë të lartë si dukur që ti e pëlqeje aq shumë.

….Unë jam viktima e pasionit tënd, por mos harro edhe ti nuk je pa faj, që e ndeze pasionin tim. Dhe përsëri të ftoj të më gjesh në këtë bar kafe aty i fshehur nga bota që na rrethon….

Shënim: Çdo ngjajshmëri me ngjarje apo përshkim tjetër është krejt i rastësishëm.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT