Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-KËSHTU MË PREKU DASHURIA

Murtez Asllani-KËSHTU MË PREKU DASHURIA

U njohëm në det duke notuar
dhe në shpirt më preku dashuria,
sapo erdhi çasti unë t’u afrova
dhe në zemrën time lindi lumturia.

Buzët e njoma ne i bashkuam,
por edhe duart fort i shtrënguam
zjarri i dashurisë shpirtin ma kaploi
dhe nga gëzimi gati fluturoi..

Si hyre në det më dole përpara
sytë e mi shikuan bukuri të rralla,
qëndroje pranë meje dhe mendoje,
por edhe ti mua m’dashuroje.

Si yll i natës që qiellin ndriçon
bukuria jote shpirtin ma qetëson,
të dua shumë thëllënza ime
me solle fat,,më mbushe gëzime!

Çdokush na ka lakmi dhe përvëlohet
dashuria jonë veç sa po shrohet,
eja në përqafim ëngjëllusha ime
ti i jep kuptim jetës sime.

Lulet më të bukura për ty i mblodha
dhe me dashuri ty t’i dhurova,
dora më dridhej fort nga gëzimi,
kur më dhurove përqafimin.

Në zemrën time thellë je ngulitur
dhe natën gjumin s’e bëj të qetë,
duke udhëtuar shpat më shpat
se të kam zemër,të dua përjetë!.

Dielli rrezet kur i lëshon
edhe fytyra ty të buzëqesh,
je më e bukura në vend
unë të quaj princeshë.

Sot të lumtur ne jetojmë
ditët hareshëm i kalojmë,
ylli i mëngjesit na gjen zgjuar
njëri-tjetrin duke përqafuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT