Botë e vogël,det me rërë
mba në dorë vetëm gërshërë.
Unë dua librin me ca kapituj,
jo poezi e tregime të patituj.
Unë dua të jem edhe me ty,
po më deshe, s’do jem aty.
Punoj e kërkoj drejtësi,
kështu përndjek miq e shoqëri.
Pse të kam unë fotografi?
As albume, as edhe biografi.
Ku kam lindur e pse jetoj,
koha flet vetë e do të tregojë.
Mos të dijë askush për ty,
as unë nuk shkruaj vargje.
Ç’janë këto thurje, këto poezi?
Tani flet vargu—fotografi.
