Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritAna Petani-Ëndërra që na mban zgjuar

Ana Petani-Ëndërra që na mban zgjuar

Atdheu është djepi që na dha emrin
Pasaporta, kur trokitëm nëpër rrugë të botës
Atdheu është fjala,besa e dhënë
Është nderi,dashuria e nënës dhe e motrës

Është vendi ku përulemi,falemi
E lotët si ujvarë derdhen duke gurgulluar
Është pragu,sofra që na do të mbledhur
Ëndërra që na mban zgjuar

Është ajër ,fllad gaz në buzë
Balli i nënës mbushur me thinjë
Është fjala, kënga që bëhet muzë
Dashuri mbi dashuritë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT