Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat Muqaku-NË GRYKËN E SHATËRVANIT

Xhevat Muqaku-NË GRYKËN E SHATËRVANIT

Artin e frymëmarrjes sërish
barkut i propozuam.


Tonin e shkarkuar
dal ngadal e lexuam
në këmbët e në krahët tanë.


E mprehëm në tempullin kurues
edhe tehun e sharrës
që mësuar më parē e kishim.


Dridhje mbylljet e syrit të majtë
i pëlqyen Shtegtares sime
ani pse të vullnetëshme s’ ishin.


Aguam në një botë tjetër
brenda rrezeve t’ eksplodimeve.


Te kroi i ranës së tharë
kupë e etjes që lëkundej në rrap
i bindej freskisë së lotit të kristaltë.


Frymën jasht e nxorëm
me gjuhën e buzën
krejt në fund
frenueshëm…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT