Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritBardhyl Berberi-Erdha tek shtepia e vjeter, me kishte marre malli.

Bardhyl Berberi-Erdha tek shtepia e vjeter, me kishte marre malli.

Me veshtiresi hapa porten e oborrit .

Ajo ishte e ndryshkur. I permalluar fillova te derdh lot.

Lulet e shumta qe mamaja i kishte mbjelle ishin kalbur dhe kishin aromen e kurorave te ngelur ne vorreza.

Pllakat e oborrit ku dy vajzat e mija Suela dhe Lori kur luanin vrisnin gjunjet mbi keto pllaka.

Hap deren e shtepise perseri kerrcasin bravat.

Dritaret ngjajne si lot te ngrira qe zgjojne kujtimet e blerta me deget e qershise me petale te bardha trokasin ne xhamat e dritareve si nje puls.

Oxhaku ne katin e pare na mblidhte te gjitheve. Ne ate oxhak mamaja ime e mire cfare nuk na gatuante , qe nga terhani, tavat e dheut me koran dhe me zarzavate me mish.

Vajzat e vogla piqnin misra dhe geshtenja.

Eca i heshtur nga njera dhome tek tjetra.

Dyshemeja e derrases kercet ne formen e nje renkimi.

Ne disa vende suvaja kishte filluar te binte. Fotot e varura te prinderve ne mur me sollen imazhin e tyre tek pllakat e varreve. Ato jane si deshmi e paraardhesve te mij qe kane ndertuar ate shtepi.

Dhoma ime , drita e henes bie mbi makinen time te shkrimit , luajta mbi tastieren e germave te saj.

Tek kjo makine jane shtyput romanet e pare. Dal nga shtepia e vjeter me lot ngasherimi .Muzgu behet sundues.

Edhe zogjte e shumte mbi deget e qershise jane bere gati te flene. Ne ballkoni e madh eshte i zbardhur poltroni ku rrinte babai.

Duke kycur dyert. e shtepise degjoj zhurmen e insekteve te nates qe me duket se vijne nga nje peme e larte dafine ne cepin e oborrit .

Shikoj qiellin dhe per nje cast ndjek rrugen e reve te lodhura me forma te crregullta qe ngjajne si ushteri te shpartalluara.

Shtepia ime e vjeter ke ngelur si nje plage e hapur kujtimesh malli e dashurie.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT