Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Mësuesja e fshatit

Arjana Fetahu Gaba-Mësuesja e fshatit

Në dimra me baltra të ngrira,
Mufatur nga gjumi i trazuar,
Në qafë një shall i thurur me shtija,
Mësuesja e fshatit, ditën ka zgjuar.

Në çantë bukë e mbetur nga mbrëmja,
Me shkrime fletorja gjysëm e grisur,
Ca buzë të thara e mavijosur,
Mësuesja ditën ka nisur.

Tek shkolla pa lyer në rrëzë të fshatit,
Ku diellin e fsheh ky mal kaq i zhveshur,
Pak nxënës gjymtuar nga rrjedha e fatit,
Mësuesen presin të qeshur.

Sa madhështi kur i mbledh rreth saj,
Dhe një nur hyjnor fytyrën ja çel,
Tek këta fëmijë të bukur e të pa faj,
Sheh të ardhmen me sy të thellë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT