Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSokol Olldashi: Do të shkoj për të mos u kthyer kurrë më…

Sokol Olldashi: Do të shkoj për të mos u kthyer kurrë më…

Larg do të iki.
Larg kohës,
Larg tingullit,
Larg dritës,
Larg jetës.

Në inekzistencën
E çastit,
Qetësisë,
Errësirës,
Në abstraksionin e humbjes,
Për të mos kuptuar asgjë
Nga ligësia juaj naive,
Nga hipokrizia e lindur.

Më pas do të kthehem,
E
Në qofshi
Siç jeni,
Rishtaz do të shkoj
Për të mos u kthyer kurrë më.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT