Thursday, March 12, 2026
BallinaVitrina e libritRemzie Raci Rexhbogaj-RRUGËVE TË JETËS - Rregulla e jetës u tregua e...

Remzie Raci Rexhbogaj-RRUGËVE TË JETËS – Rregulla e jetës u tregua e padrejtë në zemër e shpirt!

Rrugëve të jetes
Me kujdes udhëtova
Por, rregulla e jetës u tregua
E padrejtë në zemër e shpirt

Sa ashpër më ka goditur
Me dhembjet që i ndjej
E vazhdoj çdo ditë ketë jetë

Mblodha copëza dhembjeje
Po i thuri në vargje
Si dje edhe sot
Ashtu edhe nesër

Ky malli përvelus i përjetshëm
Do të mbetet

Hojet e zemrës mbushur
Plot me mall
Me pendën e mjerimit
Po i vendosi në letër

Me shpirtin tim trishtus
E me lotët e mi
Formova një lum

Ty e bukura e mamit Erna
Çdo herë të kam dashur
Edhe aty ku Ti gjindesh
Të dua pa fund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT