Skuadra e Al Nassr mbrëmë pësoi humbje ndaj Al Ittihadit në shtëpi, në javën e 30-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Tifozët në rrjetet sociale kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë “goditur” me fjalë Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi
Madje disa prej tyre e duan largimin e yllit portugez, sepse po mendojnë se pikërisht ai është pengesa pse Al Nassr nuk po fiton tituj përkundër shprenzimeve marramendëse.
“Largohu nga skuadra ime”.
“Ju jeni fajtori kryesor për këtë”.
E shumë komente tjera negative mund t’i lexoni në rrjetet sociale në lidhje me Cristiano Ronaldon.
Al Nassr është në pozitën e katërt në ligë, dhe pothuajse e dorëzuar për titullin kampion.
Al Ittihadi i Karim Benzemas dhe N’Golo Kantes këtë sezon janë pretendenti kryesor për të fituar titullin në ligë/Periskopi/
